Dogjani: Reforma në Drejtësi, larg pritshmërive – Ish-anëtari i Komisionit të Sigurisë: Nuk shkëputi dot gjyqësorin nga politika. Gjykatat bosh
I ftuar në Emisionin Vetting.al, Ish-deputeti anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare Asllan Dogjani analizon rezultatet e Reformës në Drejtësi, 5 vjet pas votimit të saj me 140 vota në Kuvend.
Ai thotë se Reforma nuk ka përmbushur asnjë prej qëllimeve të saj, si për shkëputjen e gjyqësorit nga politika, si për kthimin e besimit të publikut te drejtësia, ashtu dhe për zhdukjen e korrupsionit në radhët e magjistratëve.
Sipas Dogjanit, Vetting-u nuk përmirësoi as cilësinë e vendimeve të gjykata, por as afatet e shqyrtimit të dosjeve, të cilat, shpesh kërkojnë 4 vite për t’u shqyrtuar nga apelet.
Për ish-anëtarin e Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, efektet e shkarkimeve nga Vetting-u do të ndihen edhe gjatë viteve të ardhshme.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.