Dollari amerikan mbyll një nga muajt më të mirë të vitit
Marc Chandler, kreu global i strategjisë së monedhës në Brown Brothers Harriman, tha se dollari amerikan po mbyll një nga muajt më të mirë të vitit. Kjo mbështetur nga një rritje e shpejtë e normave të interesit dhe ideve të reformës së taksave.
“Indeksi i dollarit është duke rrëzuar një rënie prej gjashtë muajsh dhe përparimi mujor i euros që nga shkurti po mbaron”, shtoi më tej ai. Indeksi i dollarit amerikan është më pak se 9.6 për qind që nga inaugurimi i Presidentit Donald Trump në muajin janar.
Për sa i përket vendeve të tjera të botës, rezultatet vijojnë si më poshtë:
Euro u rrit me 0.2% në 1.806 kundrejt dollarit. Të dhënat më të hershme treguan se CPI në eurozonë u rrit me 1.5% nga viti në vit në shtator, ku parashikohej të ishte 1.6%.
Paundi britanik u ul me 0.4% në 1.3389 kundrejt dollarit. Të dhënat më të hershme treguan se PBB-ja u rrit me 1.5 % nga viti në vit në tremujorin e dytë, ku pritej që të ishte 1.7%.
Jeni japonez u ul me 0.2%, në 112.53 për dollarë.
Rupi indian ndryshoi pak, në 65.356 për dollarë.
Rubla ruse pati pak ndryshime, në 57.8326 për dollarë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.