Dollari “në luftë” pas humbjes javore më të ulët prej katër muajsh
Dollari u rimëkëmb të hënën pasi pësoi rënien më të madhe javore në katër muaj e fundit, javën e kaluar, kohë gjatë të cilës tregtarët mbetën të kujdesshëm në lidhje me perspektivat e bisedimeve tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në samitin e G20 që do të zhvillohet këtë javë. Kartëmonedha jeshile ka pësuar një shitje masive në tregun e valutave kryesore, ndërkohë që bankat qendrore globale të udhëhequra nga Rezerva Federale e SH.BA-së sinjalizuan një pikëpamje të dukshme mbi politikën monetare për shkak të shenjave në rritje të një ekonomie globale të dobët. Dollari ra 1.4% kundrejt valutave të tjera javën e kaluar, rënia e tij më e madhe javore që nga mesi i shkurtit. Të hënën, ai ra me 0.1% duke kapur vlerën e 96.11.
Por shitja ka ngritur shqetësimet se ndoshta tregjet janë kthyer tepër ashpër ndaj dollarit, veçanërisht pasi Fed ka më shumë hapësirë për të ulur normat e interesit në krahasim me kolegët e saj, siç është Banka Qendrore Europiane, ku normat janë tashmë në territor negativ. “Normat e SHBA-ve janë ende më të larta se normat e vendeve të tjera dhe yield-et e obligacioneve amerikane nuk kanë të ngjarë të shkojnë në vlera negative në të ardhmen e afërt, ndërkohë që yield-et e shumë vendeve të tjera tashmë janë shumë negative drejtimin e kurbës së tyre “, tha Marshall Gittler, strateg kryesor në ACLS Global. “Është më e mira e të këqijave.” Të dhënat e fundit të pozicionimit të javës e konfirmuan këtë pikëpamje.
Ndërkohë që fondet e mbulimit janë dobësuar ndjeshëm në kursin e parashikimit të dollarit në shifrat e fundit të pozicionimit javor, ato kanë rritur parashikimet zbritëse në krahasim me monedhat si dollari australian, nga frika e sfidave në rritje për ekonominë globale. Investitorët u përqendruan në faktin nëse Uashingtoni dhe Pekini mund të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre tregtare gjatë samitit të Japonisë këtë javë. Si Kina ashtu edhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë kompromise në bisedimet e tregtisë, tha të hënën ministri kinez i tregtisë Wang Shouwen. Gjatë kësaj kohe në vende të tjera, euro regjistroi vlera pozitive javën e kaluar, duke shtuar rreth 1.4%, duke u rritur me rreth 0.15% në 1.1386 dollarë, më i larti që nga 22 marsi. Në regjistrimin e fundit Euro u tregtua në 1.1381 dollarë.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.