Dominon tregtia dhe serviset – QKB: Në Janar u hapën afro 2400 biznese
Ndërmarrja e një iniciative për hapjen e biznesit ka qenë në rritje gjatë viteve të fundit, diktuar kjo edhe nga lehtësitë në procedurat për hapjen e tyre. Një ndër procedurat e vlerësuara nga vetë sipërmarrja, por edhe nga institucionet ndërkombëtare për lehtësimin e klimës së të bërit biznes në vend, është ajo e regjistrimit dhe licencimit.
Kështu nga të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, vetëm në muajin Janar janë regjistruar 2394 biznese të reja, ndërkohë që janë çregjistruar 732 biznese. Por nga specialistë të kësaj Qendre është bërë tashmë një ndarje e biznesit sipas tipologjisë, ku në vend të parë ose dominuese janë sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë, si dhe riparimi u automjeteve dhe motorcikletave. Sipas kësaj ndarjeje nga QKB rezultojnë këto numra biznesesh sipas kategorive:
1-Tregtia dhe serviset, 750
2-Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, 529
3-Aktivitete shërbimi, 146
4-Aktivitete profesionale dhe shkencore, 136
5-Shërbime administrative dhe mbështetëse, 127
6-Industri përpunuese, 118
Ndërkohë referuar këtyre të dhënave, sidomos sipas sektorëve duket se një ndikim ka patur dhe aksioni ndaj informalitetit, që ka bërë që shumë biznese të formalizohen dhe të futen në tregun e rregullt, kjo edhe falë rritjes së kritereve teknike për to. Por duke patur parasysh dhe detyrimet e ulëta fiskale që kanë sidomos bizneset e vogla ka bërë që shumë biznese të mbyllen dhe të rihapen më emra të tjerë dhe me apo ndryshim aktiviteti.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.