Doni të mbroni ekonominë? Shpenzoni tek bizneset lokale! Ja disa mënyra se si mund t’u vini në ndihmë atyre
Janë marrë shumë masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 dhe ato kanë rënduar mbi ekonomi. Në veçanti, bizneset lokale që varen nga trafiku i këmbësorëve për të ardhurat e tyre (restorante, bare, sallone thonjsh, etj) janë dëmtuar seriozisht. Për dallim nga shitësit me shumicë, këto biznese lokale zakonisht nuk kanë rezerva parash për të mbajtur veten gjatë këtyre kohërave. Kjo krizë ekonomike mund të mbyllë dhe falimentojë shumë prej tyre.
Por ne të gjithë duam të shohim që bizneset tona të preferuara lokale t’i mbijetojnë kësaj krize. Këto janë disa gjëra që ju mund të bëni si konsumator për t’i ndihmuar ato biznese të qëndrojnë në këmbë, veçanërisht nëse jeni dikush, rrjedha e të ardhurave të të cilit nuk është prekur nga koronavirusi.
Nëse nuk keni pasur mundësinë kohore për të ndjekur një aktivitet të skeduluar tek bizneset lokale, si palestrat apo restorantet, mos i anuloni, por shtyjini në kohë. Në këtë mënyrë, nuk i hiqni biznesit të ardhura.
Në epokën e internetit është shumë e rëndësishme dhe vlerësimi që ka një biznes nëpër faqet online. Ndaj, nëse jeni preferues të ndonjë biznesi të vogël, është e rëndësishme që t’i jepni atij pëlqime sa më të shumta në rrjete sociale, shpërndarje dhe rekomandime pozitive.
Sa herë që doni të blini diçka në Amazon apo rrjete të atilla të mëdha, mendoni: A mund të blej të njëjtin produkt në një dyqan më të vogël dhe lokal? Nëse përgjigja është PO, atëherë në vend që t’i shpenzoni paratë tek Amazon, shpenzojini tek dyqani juaj lokal, fundja ky i fundit ka më shumë nevojë për paratë tuaja.
Në fund, mendoni se cilat aftësi tuajat mund t’i vini në dispozicion biznesit të vogël që ka nevojë për ndihmë. Fjala që bie, nëse ju jeni një dizenjues shumë i mirë logosh, nuk do t’iu kushtonte shumë t’i krijonit një logo, si shërbim vullnetar i domosdoshëm për të shpëtuar ekonominë në këtë kohë krize!
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.