“Dorëhiqet” CEO i General Electrics – Merr një pagesë prej 23 miliardë dollarësh
Një vit pasi pranoi postin si CEO i General Electrics, John Flannery, u tërhoq befasisht nga posti dhe kompania do të marrë një pagesë prej 23 miliardë dollarë në lidhje me problemet që po përballet biznesi i saj i energjisë.
Largimi i Flannery vë në pyetje planet për të riorganizuar një nga korporatat më të njohura të Amerikës. Ai kishte premtuar të rindërtonte GE-në në një kompani më të madhe e të mprehtë, duke shkurtuar vendet e punës dhe duke hequr dorë nga disa biznese. Aksionet e kompanisë u rritën 15 për qind përpara hapjes. Stoqet janë përgjysmuar që kur Flannery mori vendin e punës në gusht të vitit të kaluar.
Sipas CNBC, largimi i Flannery nga GE vjen nga “ritmi i ngadalshëm i ndryshimit” nën udhëheqjen e tij. Flannery do të zëvendësohet nga H. Lawrence Culp Jr, i cili kishte mbështetjen unanime të bordit. Culp, i njohur për rikthimin e Danaher, u bë pjesë e bordit të GE në prill.
Kompania GE, e cila u godit nga problemet që pati me gjeneratën e fundit të turbinave me gaz, shënoi një humbje prej 10 miliardë dollarësh vitin e kaluar. Kompania tha se pavarësisht dobësisë në biznesin e saj të energjisë nuk do të mungonte udhëzimi i treguar më parë për rrjedhën e lirë të parasë dhe të ardhurat për aksion për 2018. Bilanci i tanishëm i GE Power-it është rreth 23 miliardë dollarë dhe pagesa e dëmtimit të vullnetit të mirë e përbën në thelb të gjithë këtë bilanc – tha kompania.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.