Dorëhiqet kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika – Takim Rama-Meta në Presidencë
Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëtor, Visho Ajazi Lika mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga detyra ditën e premte.
Visho Ajazi Lika ka qenë në krye të këtij institucioni që prej emërimit në muajin Gusht të vitit 2012. Arsyet e largimit nuk dihen ende, por hamendësohet se dorëheqja e tij ka ardhur pas trysnisë nga ana e qeverisë lidhur me investigimin dhe raportet e SHISH mbi trafikun e drogës.
Pas dorëheqjes së kreut të SHISH, kryeministri Rama dhe presidenti i republikës Ilir Meta kanë zhvilluar një takim në Presidencë, të parin mes palëve. Pas këtij takimi, mësohet se është vendosur momentalisht në krye të SHISH, Helidon Bendo, numri 2 i këtij institucioni
Visho Ajazi Lika u lind më 12 mars 1956, në Shkodër. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar për një kohë të gjatë si punonjës publik, administrator publik, akademik, inxhinier programesh kompjuterike dhe menaxher IT.
Edukimi dhe Kualifikimet
- UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS 1976-1981
- PROGRAMI SPECIAL 5 VJECAR
- DOKTORATURË NË SHKENCAT KOMPJUTERIKE 1991
- HULUMTIME POST DOKTORATURËS MARS-KORRIK 1993
- UNIVERSITETI POLITEKNIK I BARCELONËS
- STRUKTURAT OCTREE NË KTHESAT DHE SIPERFAQET 3D
Eksperienca Profesionale dhe Punësimi
- SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT GUSHT 2012
- DREJTOR
- KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHJETOR 2009- GUSHT 2012
- ZËVENDËSMINISTËR PËR I-TIK
- IQOR MARS 2007- NENTOR 2009
- ZËVENDËS PRESIDENT PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT;
- EQUIFAX (IRMC) DHJETOR 1998- SHKURT 2007
- SENIOR PROGRAMMER ANALIST
- DREJTUES I PROJEKTIT GENERIC NBS PACKAGES
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.