“Dorëzohet” edhe Boris Johnson! Mbyllet Britania
Në Britani Boris Johnson është dorëzuar përballë shpejtësisë së virusit që ka shkaktuar më shumë se 1 milion të infektuar dhe ka rikkthyer mbylljen e të gjithë vendit. Vendi ka arritur në 20 mijë infektime ditore dhe kryeminstri pasi ka rezistuar për ditë me radhë ndaj sugjerimit për të imponuar një mbyllje totale (lock-down) është dorëzuar përballë ekspertëve duke pranuar mbylljen e plotë nga 5 nëntori deri me 2 dhjetor.
Pa një ndërhyrje të tillë do të rrezikohej një përmbysje e sistemit spitalor.
“Nëse nuk veprojmë tani, rrezikomë të shkojmë në mijëra të vdekur në ditë pas disa javësh” është shprehur kryeministri në një konferencë për mediat.
Masat e reja parashikojnë mbylljen e të gjithë dyqaneve jo të domosdoshme (lejohen farmacitë e supermarketet), ndalohen aktivttetet rekreative dhe sociale, hotelet, restorantet, dhe do të lejohen vetëm ato që japin ushqime e pije me vete. Ndryshe nga mbyllja e marsit të kaluar, shkollat do të mbeten të hapura.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.