“Dorëzohet” Kuba komuniste, hap ekonominë për bizneset private! Konsiderohet si një ndër reformat më madhore
Kuba ka njoftuar se do të lejojë bizneset private që të operojë në shumicën e industrive të saj, në atë që cilësohet si një reformë madhore në ekonominë e kontrolluar nga shteti.
Ministrja e Punës, Marta Elena Feito ka deklaruar se lista e industrive ku do të lejohet kapitali privat është zgjeruar nga 127 në më shumë se 2 mijë.
Vetëm një pakicë industrish do të mbahen për shtetin, tha ajo.
Vendi komunist është goditur rëndë nga pandemia dhe sanksionet e vendosura nga administrata amerikane e Donald Trump.
Vitin e kaluar, ekonomia ra me 11 përqind, që konsiderohet si rënia më e madhe në tre dekadat e fundit. Kubanezët po përballen me mungesa të produkteve të konsumit të përditshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.