Dorian Teliti: Sportelet e Tatimeve po mbyllen për bizneset! Veprimi antiligjor
Partia Demokratike e cilëson si antiligjor vendimin e qeverisë për transferimin e sporteleve të tatimeve tek Agjencia për Ofrimin e Shërbimeve të Integruara.
Në një dalje për mediat, Dorian Teliti tha se në këtë mënyrë bizneset e tatimpaguesit nuk do të kenë me marrëdhënie direkte me tatimet dhe nuk do të marrin më shërbime.
“Tatimpaguesit do të futen në radhët e gjata të sporteleve të ADISAS e cila nuk ka as ekspertizë dhe as kapacitet për të përcballuar kërkesat dhe volumin e punës, për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve.
Me vendimin e fundit, nëse bizneset do të kenë nevojë për sqarim nga tatimet do ta gjejnë derën të mbyllur. Tatimet do të funksionojnë vetëm për t’i shtrydhur ato” tha Teliti.
SCAN
LIVE – Dorian Teliti deklaratë për mediat.
Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Friday, October 11, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.