Dosjet e gjyqtarëve e prokurorëve – Informacionet e Vetting-ut do jepen me pagesë, zbardhen tarifat
Gjyqtarët dhe prokurorët do mund të kenë në dorë kundrejt pagesës informacionet me ecurinë e dosjeve të tyre nga Komisionet e Vetting-ut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, institucioni kryesor i hetimit, ka bërë publike edhe tarifat që duhet të paguajnë gjyqtarët e prokurorët për të marrë këto informacione.
Informacioni mund të merret në formën e fotokopjeve, por edhe i përmbledhur nëpër CD.
Përmes një njoftimi zyrtar ky Komision bën me dije se informacioni përkatës për çdo subjekt të interesuar do të përgatitet nga këshilltari ligjor përkatës në bashkëpunim me sekretarinë gjyqësore.
Dhënia e informacionit për subjektet e rivlerësimit garantohet nga ligji i Vetting-ut, për t’u dhënë mundësinë gjyqtarëve e prokurorëve të ankimojnë vendimet e Komisionit të Kualifikimit pranë Kolegjit Posaçëm të apelimit.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.