“Doza e tretë e vaksinës të jetë Pfizer” – Deputetët e PS dhe PD bëhen bashkë, do i dërgojnë kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë
Komisioni parlamentar i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë do të kërkojë zyrtarisht që doza e tretë e vaksinës për Covid-19 të jetë Pfizer. Ky rekomandim do të vijë si një kërkesë e përbashkët mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, ndonëse argumentet për këtë kërkesë janë të ndryshme.
E pranishme në komision, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Eugena Tomini shpjegoi skemën që ndiqet deri më tani për dozen e tretë, ndërsa shtoi se rekomnandimi i deputetëve do i dërgohet Komitetit të Vaksinimit, që vendos strategjinë që do të ndiqet.
Tomini bëri me dije edhe shifrat e deritanishme të vaksinimit në vendin tonë.
Komisioni parlamentar i Shëndetësisë miratoi edhe ndryshimet në marrëveshjen fillestare me kompaninë Pfizer, që lehtëson mbërritjen e vaksinave të dhuruara në vendin tonë.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.