Doza e tretë të jetë pfizer, rritet mbrojtja – Alimehmeti: Asnjë efekt anësor nga kombinimi i vaksinave, apel për t’u vaksinuar
Ekspertët e shëndetësisë përkrahin propozimin e bërë nga Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, që doza e tretë e vaksinës për COVID-19, të jetë Pfizer. Epidemiologu, Ilir Alimehmeti thotë për TV SCAN kjo do të rriste mbrojtjen nga virusi, edhe për ata qytetarë që 2 dozat e para kanë marrë një tjetër vaksinë.
Alimehmeti thotë se nga pikëpamja shëndetësore nuk paraqitet asnjë problem, për ata qytetarë që 2 dozat e para të vaksinës nuk i përkasin kompanisë Pfizer.
Epidemilogu bën apel që çdo qytetar të mos hezitojë të kryejë dozën e tretë të vaksinës, pasi tashmë ekzistojnë të dhëna serioze se vaksina ul vdekshmërinë.
Pas ditë më parë deputetët e Komisionit parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë bënë me dije se do të kërkojnë zyrtarisht që doza e tretë e vaksinës për Covid-19 të jetë Pfizer. Ky rekomandim do të vijë si një kërkesë e përbashkët mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.