DPSHTRR mbyll shërbimet në të gjithë vendin – Rama: Afatet e proceseve pezullohen dhe numërimi i ditëve të skadencës rinis me rihapjen e zyrave
Edi Rama ka njoftuar se Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrrugor Shqiptar do të mbyllë shërbimet e saja në të gjithë Shqipërinë deri në një urdhër të dytë.
“Nuk jemi në emergjencë as për patenta të reja, as për kolaudim makinash, as për ndryshim pronësie të automjeteve por për të mbrojtur veten, njëri tjetrin dhe Shqipërinë nga armiku i padukshëm që na vjen të gjithëve rrotull”, shkruan Rama.
Në njoftim thuhet gjithashtu se të gjitha afatet e proceseve të lidhura me DPSHTRR pezullohen dhe numërimi i ditëve të skadencës së tyre do të rinisë në ditën e rihapjes së shërbimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.