DPSHTRR: Në 7 muaj u kontrolluan mbi 213 mijë mjete, 28% ngelës
Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Transportit Rrugor, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije informacione në lidhje më kontrollin teknik të automjeteve,përgjatë periudhës qershor-dhjetor 2021.
Sipas tij, përgjatë këtij 7 mujori rezulton që numri i mjeteve që janë paraqitur në kontrollin teknik të jetë 213,0630 në total.
Sa i përket detajeve, 69.9 % e numrit total përbëhet nga automjetet, duke u pasuar me 19.6 % nga kamionët,5.3% motomjete,2.5% autobuzë,2.2 % rimorkio dhe në fund janë mjetet e ndërtimit me 0.5%.
Ndër të tjera në njoftimin e tij Blendi Gonxhja ka bërë me dije edhe numrin e mjeteve që janë refuzuar dhe nuk kanë arritur ta kalojnë kontrollin teknik,duke u dërguar për riparime,e që në total arrijnë 60,120 mjete.
V.G/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.