DPSHTRR njofton: Certifikata e errësimit të xhamave duhet të përcillet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se po verifikon dosjet e mjeteve që aktualisht janë të pajisura me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave dhe se ka rezultuar se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar certifikata ISO të prodhuesit të cilat kanë qenë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë, apo nuk kanë të pasqyruar siç duhet numrin e certifikimit sipas trupës akredituese që e ka lëshuar.
Sipas DPSHTRR certifikata e errësimit të xhamave nga prodhuesi duhet të përcillet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve, këtu, dhe mosrespektimi i këtij afati sjell heqjen nga lista e subjekteve të licencuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të autoveturave, gjithashtu certifikata duhet të përkojë me markën e filmit të deklaruar nga subjekti!
DPSHTRR rikujton se praktika të tilla do të jenë objekt verifikimi nga Task-Forca e Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.