DPT drejt bashkëpunimit me administratat tatimore homologe – Pritet shkëmbimi i informacionit mbi llogaritë financiare të shtetasve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të Shkëmbimit Automatik të Informacionit, ka bërë me dije se këtë vit do të fillojë shkëmbimin e informacionit në baza reciproke me administratat tatimore homologe.
AT përveç dërgimit, edhe do të marrë informacion nga administratat tatimore të vendeve të tjera mbi llogaritë financiare të shtetasve shqiptarë (jo-rezidentë) në këto shtete, gjë e cila do të sjellë transparencë të llogarive bankare të këtyre individëve, të depozituara jashtë shtetit.
Standardi i Përbashkët të Raportimit (CRS) mbi Shkëmbimin automatik të informacionit (AEOI) kërkon që institucionet financiare të një juridiksioni raportues, të mbledhin dhe raportojnë informacion tek autoritetet e tyre tatimore në lidhje me mbajtësit e llogarive te cilët janë rezidentë të shteteve të tjera. Një informacioni i tillë duhet të transmetohet “automatikisht” për çdo vit ndërmjet administratave tatimore te vendeve qe janë bere tashme pjese e këtij raportimi.
Sipas standardit, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë balancat e llogarive. Kjo do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal, brenda logjikës se veprimtaria e evazorëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.