DPT ndërmerr masën kundër informalitetit – Pajis me kamera regjistruese inspektorët në terren
Në kuadër të masave të marra kundër informalitetit në Ekonomi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ndërmarre së fundmi nismën për pajisjen e inspektoreve të verifikimit në terren me kamera regjistruese, për regjistrimin e veprimeve të kryera gjatë verifikimeve në terren në vendushtrimet e aktiviteteve të Tatimpaguesve.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kjo nisëm synon të:
garantojë përmbushjen e detyrave funksionale të punonjësve të administatës tatimore gjatë ushtrimit të detyrës;
të garantojë përmirësimin e sjelljes dhe komunikimit të administratës tatimore me tatimpaguesit duke shmangur kështu rastet abuzive dhe/ose korruptive.
të rrisë transparencën dhe zbatimin korrekt, konform të legjislacionit tatimor ne fuqi.
garantimin e përpunimit të të dhënave të regjistruara vetëm në funksion të qëllimit për të cilin është kryer regjistrimi duke mos i keqpërdorur këto të dhëna.
Testimi i këtyre kamerave regjistruese do të nis ditën e hënë më datë 11.01.2021 në qarkun e Tiranes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.