DPT ofron lehtësi për biznesin – Çertifikata e rezidencës tatimore tashmë mund të merret online
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të reformës së Derregulimit, bën me dije se “Çertifikata e Rezidencës Tatimore”, tashmë mund të merret përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.
Kjo nismë vjen në kuadër të lehtësimit dhe modernizimit të shërbimeve publike dhe ky shërbim i ri online ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri, nga ana e subjektit kërkues.
Kjo Çertifikatë me vulë dixhitale, njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.