Plani operacional kundër informalitetit, DPT takim me fasonët
Në kuadër të operacionit kundër informalitetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi sot një takim me industrinë fasone për informimin e tyre lidhur me këtë aksion.
Po ashtu, paraqiti edhe nismat që do të ndërmerren nga Administratës Tatimore në mënyrë që tatimpaguesit të shlyejnë detyrimet e tyre.
Po për këtë qëllim, Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj së bashku me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë organizuan një takim me të gjithë anëtarët e saj që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Pikat kyçe të planit të veprimit të fushatës anti-informalitet si dhe sugjerimet nga ana e biznesit lidhur me lehtësimin e procedurave tatimore ishin edhe fokusi i këtij takimi.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.