DPT: Tatimpaguesit që çregjistrohen apo dorëzojnë bilancet njoftohen online
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se tatimpaguesit që aplikojnë për çregjistrim apo për dorëzim bilancesh, komunikimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet në rrugë elektronike
“Më konkretisht në çdo rast, kur tatimpaguesi aplikon për çregjistrim, komunikimi me QKB-në për detyrimet tatimore dhe deklaratat e padorëzuara bëhet në rrugë elektronike dhe në kohë reale. Në këtë mënyrë QKB, që në momentin e aplikimit, mund t’i bëjë me dije subjekteve që aplikojnë për çregjistrim, situatën në lidhje me detyrimet dhe dorëzimin e deklarimeve. Por, kjo mënyrë nuk do të përjashtojë mundësinë që QKB-ja të respektojë afatet e përcaktuara me ligj për çregjistrim.
Lehtësime në procedura janë bërë edhe në komunikimin me QKB për identifikimin e tatimpaguesve, të cilët kanë detyrimin ligjor për dorëzimin e pasqyrave financiare vjetore/ bilancit. Verifikimi edhe në këtë rast bëhet në kohë reale nga QKB-ja e cila i referohet sistemit tatimor sa herë që e gjykon të nevojshme”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.