Drama venezueliane – 2.2 milionë kërkojnë ushqim në plehra, 72% humbën 8.7 kile në peshë
82% e familjeve në Venezuelë jeton në varfëri, ndërkohë që 2.4 milionë njerëz kërkojnë ushqim në mbeturina, tregojnë të dhënat e fundit që vijnë nga vendi i vogël i Amerikës latine që është përfshirë nga kaosi.
Recesioni ekonomik që zgjat prej dy vitesh ka prodhuar një situatë katastrofike.
Rënia e çmimeve të naftës është faktori kryesor i kësaj krize, në një ekonomi që varet në masën 94% nga nafta.
Nga 2012 deri në 2016, eksportet e naftës kanë rënë me 2200 dollarë për frymë.
Prodhimi i brendshëm bruto i Venezuelës është tkurrur më shumë se ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë depresionit të madh.
72% e venezuelianëve gjatë vitit të fundit ka humbur mesatarisht 8.7 kile në peshë trupore, pa e kërkuar diçka të tillë.
Monedha vendase ka rënë me 100% që prej 2010-ës, ndërkohë që inflacioni ka prekur shifra alarmante. Nëpër dyqane mungojnë ushqimet dhe produktet bazë.
Kaosi politik i ditëve të fundit rrezikon ta kthejë këtë dramë në një tragjedi. Një muaj më parë, 35 mijë venezuelianë kaluan kufirin për në Kolumbi për të blerë ushqime, ilaçe dhe produkte të tjera bazë, pasi prej 11 muajsh kufiri ishte i mbyllur.
Roel Korkuti/SCAN
These Venezuelans have to find their meals in the trash.
Posted by Al Jazeera English on Friday, July 21, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.