Drejt përfundimit rehabilitimi i linjës hekurudhore Fier-Vlorë – Do të transportohet naftë
Rehabilitimi i linjës hekurudhore Fier-Vlorë, si dhe ndërtimi i stacionit të ngarkimit të naftës bruto destinuar për eksport janë drejt përfundimit.
Sipas ministrit të Infrastrukturës dhe energjisë, deri më tani janë investuar mbi 6 milion euro.
Pritet që brenda vitit kjo linjë do të fillojë punë duke shmangur transportin e naftës nga segmenti rrugor drejt atij hekurudhor. Ky investim është kryer nga shoqëria Abrail.
“Ky hap sjell lehtësim të trafikut rrugor dhe ulje të ndotjes mjedisore”.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.