Drejt sistemimit hyrja e Pogradecit – Hapet tenderi prej 43.7 milion lekë
Një nga rrugët më të frekuentuara sidomos gjatë sezonit veror, pikërisht hyrja për në qytetin e Pogradecit është drejt sistemimit total të hyrje-daljes, çka do të lehtësojë edhe lëvizjen për në qytetet e tjera.
Në Agjencinë e Prokurimeve publike Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin me vlerë 43.7 milionë lekë për sistemimin e hyrje daljes dhe stabilizimit të rrëshqitjes në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Në këtë tender përfshihen punimet e shtresave në rrugën kryesore, në trotuare, në korsinë e biçikletave, në ishujt e trafikut, në bordura dhe veshje muri, në ndriçim dhe në sinjalistikë.
Sipas njoftimit të Agjencisë së prokurimeve publike kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 5 muaj ndërsa afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 31 korrik ora 11:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.