Drejtim mjeti pa patentë – Policia arreston 6 shtetas dhe pezullon 14 leje drejtimi
Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në të gjitha rrugët urbane e dytësore me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të evidentuara. Gjatë orëve të fundit, si rezultati i kontrolleve të shtuara në qarkun e Elbasanit, 6 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi. Më konkretisht:
- Xh. P, 64 vjeç, banues, në fshatin Bujqës, Elbasan.
- E.F, 32 vjeç, banues në Cërrik.
- M.K, 57 vjeç, banues në fshatin Fatish, Peqin.
- A.C, 21 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.
- Sh.C, 45 vjeç, banues në fshatin Rrumbullak, Peqin.
- F.V, 29 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.
Ndërkohë, më tej, Policia Rrugore njofton se janë vendosur 170 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor si dhe janë pezulluar 14 patenta.
Ndërsa fton përdoruesit e rrugës të përdorin aplikacionin ‘Komisariati Digital’ si dhe të denoncojnë në numrin 112 rastet abuzive, Policia Rrugore njofton se do të vijojnë kontrollet e pandërprera edhe në ditët në vijim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.