Drejtimi i bordit të AMF – Ekonomia “skanon” 4 kandidaturat
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka dëgjuar katër kandidaturat për postin e kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Ndër kandidatët, ishte edhe Pajtim Melani i cili mban aktualisht këtë detyrë, mandati i të cilit përfundon në muajin Mars.
Ndërsa tre kandidatët e tjerë, janë Bilal Kola, Olsi Çoku dhe Ardit Çollaku. Drejtuesi aktual i Bordit të AMF bëri një analizë të punës së deritanishme të këtij institucioni, ku vlerësoi si zhvillim pozitiv licencimin e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, sipas të cilit deri më tani ka treguar rreth 21 milionë euro letra me vlerë dhe do të zgjerohet përtej titujve të qeverisë.
Tre kandidatët e tjerë bënë një prezantim të karrierës së tyre si dhe të vizionit lidhur me Autoriteti e Mbikëqyrjes Financiare.
Ndërsa opozita është larguar pas prezantimit të Pajtim Melanit, Komisioni i Ekonomisë nuk ka marrë vendim të menjëhershëm për kandidaturën që do të çojë për votim në seancë plenare me argumentin se kanë nevojë për më shumë kohë për shqyrtimin e cv-ve të kandidatëve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.