Drejtori i Doganave takim me fasonët!Premton lehtësi proceduriale dhe mbështetje për sipërmarrjet
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, pati një takim me përfaqësues të komunitetit të sipërmarrjeve që zhvillojnë aktivitetin ekonomik në vendin tonë në fushën e regjimit të përpunimit aktiv, ose siç njihen ndryshe fason.
“Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mundësitë për të lehtësuar procedurat doganore për këtë kategori, si dhe shkurtimin e kohës së tyre në pikat kufitare. Gazheli i njohu sipërmarrësit edhe me mundësitë që ata kanë për të aplikuar për statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar, si një “pasaportë” që këto biznese përfitojnë në tregjet globale” shkruhet në njoftimin e Doganave.
Aktualisht në vendin tonë ushtrojnë këtë lloj aktiviteti qindra biznese. Regjimi i Përpunimit Aktiv ka në thelb eksportimin e punës, teknologjisë dhe faktorëve të tjerë ekonomike që në mënyrë direkte bëjnë transformim të thjeshtë apo përfundimtar në mallra të gatshëm, për t’u përdorur si produkte në operacione të tjera përpunimi, montimi, apo për konsum.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.