“Drejtoria e Muajit” – DRT Durrës shënon performancën më të lartë të ardhurave
Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se DRT Durrës ka shënuar performancën më të lartë në realizimin e të ardhurave, për këtë arsye është përzgjedhur si “Drejtoria e muajit”.
Sipas njoftimit bazuar në të dhënat, DRT Durrës gjatë muajit nëntor 2018 ka arkëtuar rreth 126.7 milionë lekë ose 13.1% më shumë të ardhura tatimore sesa ishin planifikuar. Drejtoria e cila administron 13,057 biznese, në vazhdimësi ka arritur rezultate pozitive në punën e saj dhe ka krijuar marrëdhënie korrekte me tatimpaguesit.
Ndër objektivat kryesorë të DRT Durrës për vitin e ardhshëm, do të jenë: ruajtja e treguesve pozitivë, rritja e nivelit të përmbushjen vullnetare të tatimpaguesve, si dhe ofrimi i shërbimeve në një kohë sa më të shkurtër dhe me sa më pak kosto për individët dhe sipërmarrësit e këtij rajoni.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.