“Drejtoria e muajit” – DRT Kukës ofron shërbime bashkëkohore për tatimpaguesit
Ofrimi i shërbimeve për tatimpaguesit në mjedise tërësisht të rikonstrutuara dhe bashkëkohore, ka bërë që Drejtoria Rajonale Tatimore e Kukësit të përzgjidhet si “Drejtoria e muajit”. Kjo drejtori administron 1,962 biznese.
Referuar të dhënave të DRT Kukës, vetëm për periudhën janar – tetor 2018 janë realizuar përmes të gjitha rrugëve të komunikimit direkte dhe elektronike 10,710 kontakte me tatimpaguesit dhe individë. Përmes platformave online të komunikimit është bërë e mundur marrja e shpejtë e informacionit për të gjitha çështjet e ngritura, duke reduktuar në këtë mënyrë kontaktet e drejtpërdrejta me administratën tatimore.
Gjithashtu, në kuadër të fushatës së informimit për përfshirjen në skemën e TVSH-së të biznesit të vogël, referuar të dhënave të DRT Kukës, vetëm në Këndin e Asistencës u informuan mbi procedurat 20 subjekte, ndërsa u asistuan në terren rreth 100 tatimpagues të vegjël.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.