Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me homologen e Suedisë. Detajet
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë muajve Tetor-Nëntor 2021, njofton se do të vazhdojë bashkëpunimin me Administratën Tatimore Suedeze, me financim nga SIDA (Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar) dhe Ambasada Suedeze në Tiranë.
Sipas njoftimit ky bashkëpunim vjen në kuadër të evidentimit të nevojave për zhvillimin e kapaciteteve të veta, për përmirësimin e punës dhe proceseve kryesisht në fushat dhe funksionet si:
- Sigurimi i shërbimeve cilësore për tatimpaguesit
- Ngritja e kulturës së integritetit të punonjësve të Administratës Tatimore
- Gjurmimi i mashtrimeve tatimore
- Menaxhimi i Riskut
- Kontroll tatimor më efikas
- Proceset e Biznesit dhe Shkëmbimin e Informacionit
DPT bën me dije se bashkëpunimi, do të vijojë gjithashtu me fazën e saj fillestare në 6 mujorin e parë të vitit 2022.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.