Drejtoria e Tatimeve publikon platformën ku mund të sqaroheni për çdo paqartësi mbi Fiskalizimin
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ak bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tatimpaguesit, që vjen në kuadër të reformës së Fiskalizimit, ku të gjitha proceset tatimore do të kthehen tashmë të digjitalizuara.
Tatimet bëjnë me dije se kanë ngritur platformën e re ku mund të drejtoheni për çdo paqartësi mbi Fiskalizimin dhe që mund të aksesohet nëpërmjet këtij linku http://helpdesk.tatime.gov.al.
“Tatimpaguesit mund të përcjellin çdo problematikë të konstatuar mbi mënyrën e funksionimit, duke synuar që Adminsitrata Tatimore me shumë transparencë dhe përgjegjësi maksimale do të jetë në dispozicion për kthim përgjigjeje gjatë ditëve të punës brenda 24 orëve.” – shkruhet më tej në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.