Drejtoria e Tatimeve vazhdon aksionin kundër informaliteti, 12 mijë biznese kanë rritur deklarimet e pagave
Në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për luftën kundër informalitetit, shihet se janë prodhuar edhe rezultatet e saj.
Fusha më problematike e informaliteti është edhe mosdeklarimi i pagave nga punëdhënësit, të cilët në këtë mënyrë shmangin detyrimet e tyre, për të paguar sigurimet shëndetësore dhe sociale të punonjësve.
Drejtoresha e Tatimeve, znnj. Delina Ibrahimaj në prani të një biznesi që ka reaguar pozitivisht ndaj këtij mesazhi është shprehur se qëllimi i institucionit që ajo drejton është të mos penalizojë bizneset me gjoba, por t’i ndërgjegjësojë ato mbi rëndësinë e deklarimit real të pagave.
Nga muaji tetor 2019 sipas saj janë sensibilizuar mbi 12 mijë tatim-pagues duke dhënë kështu rezultate konkrete ku sipas saj është me 34% ose për 5536 punonjës është rritur deklarimi i pagave me një vlerë totale prej më shumë se 44 mln lekë vetëm për muajin nëntor.
Informaliteti në ekonominë shqiptare është një fenomen shqetësues, i cili ndikon në shumë sektorë të vendit. Ekspertët sugjerojnë se luftimi i saj do të sjellë një matje më të kënaqshme të parametrave realë të ekonomisë, e cila nga krahu tjetër prodhon politika më të mira publike për qytetarët.
Prej muajit tetor 2019, Administrata Tatimore ka sensibilizuar 12 mijë tatimpagues, të vlerësuar ne risk nëndeklarimi të pagave❗Efekti ka qenë i dukshëm në rritje 👉 34% ose për 5536 punonjës është rritur deklarimi i pagave me një vlerë totale prej më shumë se 44 mln lekë vetëm për muajin nëntor ✔️👉 Në një vizitë pranë një subjekti, i cili ka reaguar pozitivisht, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Znj. Delina Ibrahimaj sqaroi nga afër qasjen e Adminsitratës Tatimore për të mos penalizuar, por ndërgjegjësuar subjektet mbi rëndësinë e deklarimit real të pagave.
Posted by Ministria e Financave dhe Ekonomisë on Monday, January 20, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.