Drejtoria rajonale e Tatimeve në Tiranë ndryshon ndërtesën! Kjo është adresa e re
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet rrjeteve të saj sociale ka njoftuar se godina rajonale që kryen shërbimet në Tiranë është zhvendosur në një adresë të re.
Ajo ndodhet tashmë në ndërtesën me adresë: Rr. Andrea Kushe, ish fusha e aviacionit, në krah të Pallatit të Drejtësisë, për të vazhduar funksionet e saj me kapacitet të plotë.
Drejtoria e Tatimeve sqaron se godina e vjetër përfundoi me pasoja nga tërmeti i 26 nëntorit, gjë e cila i ka bërë disa zyra të papranueshme për kushte pune.
Ndërkohë nëpërmjet postimit sqarohet se disa shërbime të veçanta, drejtoria rajonale e tatimeve Tiranë vazhdon t’i kryejë në godinën e vjetër:
“Njoftojmë të gjithë tatimpaguesit që administrohen nga DRT Tiranë, se të gjitha shërbimet, përfshirë ato që lidhen me tërheqjen e dokumentacionit tatimor (blloqe faturash, dëftesa tatimore, etj), apo konfirmimin në lidhje me pajisjet fiskale, do të vazhdojnë t’i marrin pranë Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, me adresë Rruga “Nikolla Lena” (përballë shkollës Sabahudin Gabrani), Tiranë.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.