Dritat në Ksamil, merr fund problemi me nivelin e ulët të tensionit i 200 familjeve
Pavarësisht premtimeve, prej me shumë se 10 vitesh banoret e lagjes “26 Marsi” në Ksamil vuanin nga niveli i ulet tensionit, sidomos në sezonin e fluksit të turistëve.
Familjet dhe biznesi i zonës nuk mund të përdornin pajisjet elektroshtepiake dhe ato të punës!
Drejtoria Rajonale Gjirokastër, pasi kreu verifikimet në terren, ne prani te banorëve, u dakordësua me ta dhe mori angazhimin të zhvillonte rrjetin brenda tre ditëve!
Në kohë rekord u ndërtua një kabine e re, duke vendosur një transformator me fuqi 250 kVA, fideri 10 kV i Ksamilit (Sarandë).
“Kjo ndërhyrje solli rritje te ndjeshme të nivelit të tensionit dhe cilësinë e shërbimit për rreth 200 abonentët e kësaj zone”, deklaroi drejtori i rajonit Gjirokastër, Robert Lili.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.