Dy “fytyrat” e peshkimit/Çuçi: Sektori në rritje. Basha: Peshkatarët u “rrënuan” nga kostot
Edhe pse një sektor në rritje, ku eksportet arritën në vlerën e 5.2 miliardë lekëve gjatë viti 2018, aktualisht peshkimi përballet me informalitet të lartë në zënie dhe tregtim.
Në fjalën e tij të parë në seancën plenare, Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi theksoi se së shpejti ky sektor do të formalizohet 100 për qind për shkak të ndryshimeve ligjore të iniciuara dhe se hapet drita jeshile për investime në porte për shkallët e riparimit të anijeve.
Por për kreun e demokratëve situata nuk është kjo që paraqitet. Sipas kryeopozitarit Lulzim Basha, vetëm kostot e remontit të anijeve të peshkimit që bëhet jashtë vendit, rrënojnë ekonomikisht peshkatarët.
Basha bëri edhe një analizë të situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendi, ku sipas tij, qytetarët dhe bizneset ndodhen në ditën më të keqe.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.