Dy prokurorët që hetuan ish-ministrin Tahiri, i bashkohen SPAK-ut
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Arben Kraja në fillimin e detyrës së tij ka bërë një kërkesë drejt Këshillit të Lartë të Prokurorisë për komandimin e dy prokuroëve të përkohshëm.
Në letrën drejtuar anëtarëve të KLP-së, z. Kraja shkruan se prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci kanë trasnferuar një numër të lartë çështjesh nga Krimet e Rnëda tek SPAK dhe që me 8 prokurorë ngarkesa e këtyre dosjeve voluminoze është e papërballueshme.
Për këtë arsye, z.Kraja ka kërkuar transferimin e dy prokurovëve nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë drejt strukturës së tij, për të vazhduar investigimin e çështjeve të nisura prej tyre.
Kërkesa e tij është miratuar sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 9 vota pro, duke i bërë dy prokurorët e njohur pjesë të SPAK, por me një mandat të përkohshëm dhe jo 9-vjeçar. Ata njihen për procedimin që i kanë bërë ish-ministrit Samir Tahiri, në akuzat e rënda për trafik droge.
Prenci dhe Mara janë prokurorë që kanë kaluar vettingun më herët dhe tashmë do të plotësojnë kuorumin e SPAK, duke e dërguar në 10 numrin e prokurorëve përbërës.
Nga ana tjetër, sfida e parë e SPAK nuk do të jetë aspak hetimi sesa krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të cilin duhen sërish muaj.
Geri Kolgega /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.