Dyqanet e veshjeve do të largohen nga qendrat tregtare – Ja arsyet
Qendrat tregtare do të humbasin ato që ndoshta janë arsyeja kryesore e vizitave të blerësve: dyqanet e veshjeve. Tregtia online ka ulur domosdoshmërinë për prezencën fizike të këtyre të fundit, të cilat si rrjedhojë nuk do të jenë më kaq dominante nëpër qendra tregtare.
Tashmë disa pronarë kanë filluar ta mbushin hapësirën boshe të qendrave tregtare me kisha, reklamim të shkollave private dhe kompani të rastësishme derisa ata të kenë një plan afatgjatë.
Kur Starwood Capital Group bleu Fairline Town Centre në vitin 2014, firma e investimeve kishte shumë punë për të bërë pasi vetëm 72 për qind e qendrës tregtare ishte e dhënë me qira dhe ndërkohë në mesin e hapësirës së lirë ishte vetëm një dyqan.
Por krejt rastësisht një thirrje e Ford Motor Co , për të shitur disa reklama në këtë qendër tregtare rezultoi në lojtaren kryesore të kësaj qendre tregtare.
Në prill, Ford e transferoi të gjithë pjesën inxhinierie të kompanisë në këtë qendër tregtare dhe tashmë është qiramarrësi më i madh i qendrës, me 240 mijë metra katror hapësirë.
Kjo ishte një zgjidhje mjaft e mirë për t’i dhënë një tjetër pamje qendrës e për të shtuar disa arsye më shumë për të vizituar qendrën.
Të tjerë shohin një të ardhme në pasuritë e paluajtshme, ndërsa të tjerë i shndërrojnë qendrat tregtare në rrugë me restorante të ndryshme, zyra, banesa apo dhe parqe argëtuese.
Në pronat e GGP të cilat përbëhen nga më shumë se 130 qendra tregtare, veshjet mbulojnë gjysmën e portofolit me sipërfaqe të zbritshme bruto.
Dyqanet që servirin ushqim janë rritur në 13% nga 6% dhe parashikohet të shkojnë në 20% deri në vitin 2025, është shprehur kështu shefi ekzekutiv i GGP Sandeep Mathrani.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.