E-Albania, “Aplikim për leje kalimi”- Lehtësi për shqiptarët jashtë vendit
Te gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit dhe duan të kthehen në Shqipëri, por nuk kanë asnjë dokument të vlefshëm udhëtimi, e-albania iu vjen në ndihmë me një shërbim të ri.
“Aplikim për leje kalimi” është shërbimi që mundëson dërgimin në rrugë elektronike të kërkesave për pajisjen me leje kalimi për ata shtetas shqiptarë të rritur, të cilët nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi, por duhet të kthehen në Shqipëri.
Aplikimi mund të behet përmes portalit në çdo kohë dhe nga çfarëdo pike aksesi në internet ndërkohë që përgjigja e aplikimit vjen me postë, pasi është njoftuar paraprakisht me e-mail.
Çfarë duhet të keni për të kryer aplikimin online?
-Pasaportë e pavlefshme/kartë identiteti origjinale/certifikatë lindje nga gjendja civile përkatëse, e lëshuar jo më larg se 3 muajt e fundit nga data e kërkesës, e shoqëruar me kopjen e kartës së identitetit ose lejedrejtimi automjeti (format i ri elektronik).
Në këtë link mund të gjenden shpjegimet për hapat që çdokush që aplikon duhet të ndjekë pasi ka kryer aplikimin, për dokumentet e nevojshme, mandat pagesën etj.
Eralda Zito/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.