E-albania, mbi 2 mln vizita për Prillin – Regjistrohen mbi 18 mijë përdorues të rinj
E-albania ka publikuar të dhënat e fundit të muajit prill, në të cilin rezulton një rritje në numrit e përdoruesve të portalit.
Gjatë muajit prill në portalin qeveritar janë regjistruar më shumë se 2 milionë vizita.
Gjithashtu, sipas statistikave gjatë muajit Prill 2019, mbi 18 mijë përdorues të rinj janë regjistruar në portalin qeveritar.
Ndërkohë, certifikatat familjare vijojnë të kryesojnë listën si shërbimi më i përdorur i muajit, ndjekur nga vërtetimi për pagimin e kontributeve dhe karta e shëndetit.
Për sa i përket të dhënave analitike, në vend të parë me numrin më të lartë vijon të mbetet shërbimi për aplikimin për pasaporta dhe kartë identiteti, me konkretisht 26340 përdorime në muaj.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.