E ardhmja e ekonomisë emocionale
Emocionet janë thelbësore për përvojën njerëzore, duke ndikuar në njohjen, perceptimin dhe detyrat e përditshme si mësimi, komunikimi madje dhe vendimmarrja racionale.
Megjithatë teknologët e kanë shpërfillur kryesisht emocionin duke krijuar një përvojë shpesh furstruese për njerëzit, pjesërisht sepse ndikimi është keqkuptuar dhe është i vështirë për t’u matur.
Një firmë hulumtuese e tregut, kohët e fundit ka parashikuar, tregun botëror të infomatikës afektive e cila do të rritet nga 9.3 miliardë dollar që ishte në 2015 në 42.5 miliardë dollar deri në vitin 2020.
Si rezultat ne po shohim fillimin e asaj që quhet ekonomia e emocioneve, një gamë të ndërlidhur software dhe shërbime të cilat kërkojnë të përmbushin premtimet e makinave të ndërgjegjshme emocionalisht.
Në shumë mënyra kjo është e ngjashme me ditët e para të kompjuterit dhe internetit, revolucionin e parë digjital. Sistemet e hershme mund të duken pak të ngathëta kur krahasohen me lehtësinë me të cilën jemi mësuar të ndërveprojmë me njerëzit e tjerë. Por me kalimin e kohës këto shërbime dhe pajisje do të zhvillohen e do të bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.
Gjithashtu me kalimin e kohës të gjitha këto teknologji do të bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura duke krijuar kështu një ekosistem të shërbimeve dhe pajisjeve të ndërgjegjshme emocionalisht. Software si një shërbim dhe një sërë aplikacionesh afektive do të ofrojnë këto aftësi të fuqishme për smartphonet tanë dhe pajisje të tjera.
Duke u mbështetur në botën e mbushur me sensorë të njohur si “Interneti i Gjërave”, inputet e të gjitha rregullave do të veprojnë si sy dhe veshë shtesë duke lejuar që këto shërbime të lidhen dhe të angazhohen pothuajse kudo.
Emocioni është thelbi i asaj që na bën njeri. Ato drejtojnë mendimet dhe vendimet tona. Ato formojnë fjalë për fjalë eksperiencën tonë në botë në nivelin e tyre më themelor.
Pra, këtu kemi një sërë teknologjish që po bëhen me shpejtësi të afta për të lexuar dhe interpretuar me saktësi se çfarë është ajo që ndjejmë. Megjithatë këto janë ende në fillim dhe kur krahasohen me këto teknologji do të duheshin të paktën 1 ose 2 dekada. Kjo për shkak se ne po ndërtojmë vazhdimisht infrastrukturën e së nesërmes.
Disa nga këto do të jenë specifike për vetë emocionet AI, ndërsa elementë të tjerë do të zhvillohen në fusha të ndryshme, siç janë informatikë në përdorim ose Interneti i gjërave.
Për shembull, një mjedis urban ose rural me kamera dhe sensorë të mjaftueshëm mund t’i lidhë këto së bashku për të lexuar shprehje, gjeste, sjellje, shkalla e zemrës dhe shumë më tepër.
Çështjet e privatësisë dhe të sigurisë për momentin, kjo ka potencialin që të gjitha komunikimet tona joverbale të jenë të lexueshme për teknologjitë tona si për njerëzit rreth nesh. Ndoshta edhe më shumë.
Do të duhet kohë por aftësi të tilla do të bëhen gjithnjë e më të realizueshme, ndërkohë që ne zhvillojmë hardware, standard, protokolle, softuerin bazë si dhe shërbimet për t’i mbështetur ato.
Të nxitur nga forcat konkurruese që kërkojnë të përmbushin nevojat e biznesit dhe të konsumatorit, do të shohim një ekosistem të produkteve dhe shërbimeve të ndërgjegjshme emocionalisht, duke plotësuar gropa, praktikisht sapo ato të krijohen, duke krijuar mundësi të reja që kurrë nuk ekzistonin më parë.
Kjo do të lejojë që të lulëzojnë të gjitha llojet e kreativitetit dhe inovacionit, duke sjellë produkte, metoda dhe shërbime të reja që mund të kenë shkuar në mënyrë të pazbuluar dhe të pazhvilluar.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.