E dielë “zjarri” në Barcelonë – Gati për referendumin, policia urdhërohet ta ndalojë
E Diela pritet mjaft e tensionuar në Spanjë. Mbështetësit e referendumit për pabarazinë e Katalonjës janë përgatitur për zhvillimin e tij, ndërkohë që nëpër sheshet e qyteteve kryesore janë mbledhur mijëra mbështetës.
Në Madrid ndërkohë, shprehen të bindur se, referendumi nuk do të mbahet, duke e cilësuar si të paligjshëm.
Madje, mbështetësit e pavarësisë kanë uzurpuar që prej ditës së Premte qendrat e votimit, duke i hapur rrugën kështu një përplasje me autoritetet e ruajtjes së rendit.
Këta të fundit janë urdhëruar që ditën e Dielë që pastrojnë qendrat e votimit dhe të mos e lejojnë procesin.
Qeveria spanjolle ka dërguar mijëra policë për të bërë të mundur që ky proces mos të lejohet.
Rreth 2000 qendra votimi janë gati, dhe e Diela do të jetë dita e së vërtetës.
Një pjesë e madhe mbështetësish janë përgatitur që të flenë brenda dhe jashtë qendrave të votimit për të mbrojtur procesin.
Drejtuesi i policisë në Katalonja ka urdhëruar forcat e rendit që të evakuojnë të 2000 qendrat e votimit 3 orë përpara fillimit të procesit.
Barcelona pritet të jetë e zjarrtë ditën e Dielë, e me shumë gjasa, përplasjet me forcat e rendit do të jenë të dhunshme.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.