A e dini se sa kokrra vezë prodhohen çdo vit në Shqipëri?
Veza është një artikull ushqimor ndër më të konsumuarit në familje dhe në industrinë ushqimore. Por a e dini se sa vezë prodhohen në vit në Shqipëri?
Referuar të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2016 janë prodhuar 830 milion vezë.
Ndërkohë sa i përket numrit të pulave, gjatë vitit 2016 rezulton se numri i tyre është 4 milion e 790 mijë krerë.
Kjo është shifra më e ulët e 4 viteve të fundit. Krahasuar me vitin paraardhës (2015) rezulton se numri i krerëve të pulave është ulur me 533 mijë krerë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.