E fundit/ Theresa May i “mbijeton” mocionit parlamentar! 200 vota pro, 117 kundër
Kryeministrja britanike Theresa May ka marrë votëbesimin e deputetëve të saj. 200 parlamentarë britanikë konservativë shprehen më votë mbështetjen ndaj kryeministres që po udhëheq procesin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. 117 deputetë votuan kundër kryeministres.
Për momentin kryeministrja është e sigurtë në mandatin e saj.
Të marten e kaluar ishte parashikuar të votohej marrëveshja që May kishte arritur me Brukselin për daljen nga BE.
Por të gjitha sinjalet ishin se kjo marrëveshje do të rrëzohej e nga ana tjetër se ajo do të shoqërohej me një mocion që mund të sillte shkarkimit e May-t.
Në këto kushte, kryeministrja vendosi të tërheqë marrëveshjen nga votimi parlamentar me argumentin se do t’i rikthehet negociatave me zyrtarët europiane për të modifikuar marrëveshjen.
Ama, kjo nuk i pengoi parlamentarët që të votojnë nëse kanë apo jo besim mbi kryeministren. E në fakt, rezultati ishte në favor të kryeministres. Por, referuar deklarimeve të May, nuk do udhëheqë forcën e saj politike në zgjedhjet e ardhshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.