E përhershme apo e përkohshme? – Sa zgjat mbrojtja e vaksinave Covid-19
Ian Haydon ndihmoi në testimin e vaksinës së Modernes për koronavirusin vitin e kaluar. Tani, ai po ndihmon në testimin e versionit të rregulluar të vaksinës të krijuar për të luftuar një variant të ri, më ngjitës. “Një vit më parë provova vaksinën Moderna për të parë nëse ishte e sigurt. Tani, në përvjetorin tim të vaksinës COVID, jam i lumtur të ndaj që sapo mora një dozë të tretë. Ky eksperiment përforcues do të zbulojë nëse vaksinat e adaptuara rrisin imunitetin dhe nëse ato janë të sigurta,” tha Haydon, një specialist i komunikimit në Universitetin e Uashingtonit, të Shtunën e kaluar.
“Është e paqartë nëse ky version i ri i rregulluar do të jetë i nevojshëm,” i tha Haydon CNN në një intervistë telefonike. “Por po zhvillohet dhe testohet tani në mënyrë që ta kemi në dorë.” Mjekët janë të shqetësuar se virusi koronavirus mund të përfundojë si gripi, i cili kërkon një vaksinë të re çdo vit, për shkak se llojet qarkulluese modifikohen shpejt, edhe sepse imuniteti nga vaksina shuhet shpejt.
Megjithëse provat fillestare sugjerojnë se imuniteti nga vaksinimi kundër koronavirusit ofron mbrojtje afatgjatë, prodhuesit e vaksinave kanë filluar të bëjnë dhe testojnë versione të vaksinave të tyre që mbrojnë nga variantet shqetësuese të virusit. Kjo përfshin versionin B.1.351 i parë për herë të parë në Afrikën e Jugut, i cili mbart një mutacion që, në eksperimentet laboratorike, duket se e lejon atë të shmangë pak përgjigjen imune të njeriut.
Raporti i fundit nga prodhuesi i vaksinave Pfizer tregon se njerëzit në Afrikën e Jugut që morën vaksinën e saj të koronavirusit pasi B.1.351 u bë virusi dominues në qarkullim ishin ende shumë të mbrojtur nga infeksioni – diçka që mbështet eksperimentet laboratorike që kanë treguar që vaksina shkakton një dhe përgjigje të gjerë imune që siguron një ‘jastëk’ kundër çdo efekti të viruseve të modifikuara.
Prodhuesit e vaksinave nuk po rrezikojnë dhe prova që Haydon po merr pjesë po teston jo vetëm një dozë të tretë të vaksinës Moderna të ndryshuar për të mbrojtur posaçërisht kundër B.1.351 – kjo është ajo që ai mori – por edhe një dozë e tretë e vaksinës origjinale në disa vullnetarë, gjithashtu, për të parë nëse reagimi imunitar i rritur është edhe i sigurt dhe siguron një avantazh.
Një raport nga muaji i kaluar nga Pfizer sugjeron që njerëzit që marrin të dyja dozat mbajnë imunitet të fortë për të paktën gjashtë muaj. Ekspertët kanë qenë në përpjekje për të theksuar se kjo nuk do të thotë se imuniteti ndalet në gjashtë muaj. Do të thotë se janë ndjekur vullnetarët më të gjatë në sprova për të parë se cili është imuniteti i tyre. Ka të ngjarë të zgjasë shumë më gjatë, tha Hensley.
“Nuk do të çuditesha nëse do të mësonim një vit nga tani që këto vaksina janë ende duke prodhuar një përgjigje të fortë imune”, tha Hensley për CNN. “Unë nuk do të çuditesha nëse kjo është një vaksinë që ne e bëjmë vetëm një herë.” Kjo do ta bënte vaksinën më të ngjashme me vaksinat kundër fruthit sesa vaksinat e gripit. Vaksinimi kundër fruthit mbron nga infeksioni për jetën në 96% të njerëzve.
Mbrojtja nga vaksina e dy dozave të Pfizer mbetet mbi 91% edhe në gjashtë muaj, sipas kompanisë. Ai ka lëshuar detajet në një deklaratë, jo një botim zyrtar shkencor, dhe të dhënat mbulojnë vetëm disa mijëra njerëz. Por nëse zgjat, ky është një tregues që të dy vaksinat Pfizer dhe Moderna sjellin një përgjigje imune të qëndrueshme, thonë ekspertët.
Hensley thotë se teknologjia e përdorur nga të dy vaksinat – shpërndarja e materialit gjenetik të njohur si ARN-ja dërguese e mARN – është veçanërisht e fuqishme.
Imunologët thonë se kjo është një shenjë që sistemi imunitar po i përgjigjet vaksinës, megjithëse njerëzit që nuk raportojnë simptoma gjithashtu zhvillojnë një përgjigje imune, kështu që simptomat nuk sugjerojnë që dikush të ketë një përgjigje më të mirë sesa dikush që nuk zhvillon ethe.
Haydon nuk e di nëse përgjigja e tij këtë herë thotë diçka rreth nivelit të imunitetit që ai ende kishte nga doza e parë që iu dha një vit më parë. Ajo që ai di është se ai nuk mund të sillet sikur të jetë plotësisht imun. Kështu që ai ende mban një maskë sa herë që del jashtë dhe i ka shmangur pothuajse të gjitha udhëtimet. (CNN)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.