E Premtja “përmbys” trendin – Çmimet rriten lehtë, por java me humbje
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare u regjistruan në rritje gjatë sesionit të fundit të javës. Por, pavarësisht kësaj, të dy benchmarkët kryesorë mbyllin javën e dytë me radhë në humbje.
Skepticizmi i investitorëve mbi të ardhmen e tregut bazohet në mungesën e efikasitetit të strategjisë së OEPC, për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.91 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49.43 dollarëve për fuçi.
Rritja e çmimeve gjatë së premtes vjen si pasojë e deklaratave të OPEC se prodhuesit brenda organizatës dhe jashtë saj janë të gatshëm të shtyjnë në kohë marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.