E RRALLË/ Gruaja e ish ushtarit të Luftës së Dytë Botërore diplomohet pas 79 vitesh
Asnjëherë nuk është vonë për të bërë ëndrrat tuaja realitet! Shembulli i gjallë është 94 vjeçarja Grace Lee Mcclure Smith, e cila vendosi të vazhdonte rrugën e lënë përgjysmë përpara 79 vitesh, për të marrë diplomën e shkollës së mesme.
Grace braktisi shkollën e mesme në moshën 16 vjeç, në vitin 1942, kur burri i saj ishte regjistruar si ushtar në Luftën e Dytë Botërore. Ajo filloi të punojë për të mbijetuar dhe si puna e saj kryesore për mbi 30 vjet, ishte shofere autobusi në Madison Country, Alabama, ku ajo merrte student të rinj në shkollë çdo ditë.
Pas ceremonisë së diplomimit, nipërit dhe mbesat organizuan një aheng me miq dhe të afërm, për të festuar arritjen e madhe.
Grace është një shembull i vendosmërisë dhe vullnetit për të jetuar, për t’i buzëqeshur jetës, për të qenë të mbushur me pasion për gjëra të bukura dhe kjo mund të evidentohet lehtazi në foton ku me krenari dhe lumturi, mban diplomën në duar drejtuar kamerës.
Burimi origjinal: positizie.it
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.