EasyJet: Fluturimet janë rikthyer! – Kompania, drejt rimëkëmbjes pas një humbjeje prej 1.5 mld USD nga pandemia
EeasyJet theksoi se udhëtimet janë rikthyer, ndërsa ka rritur kapacitetin për Tetor-Dhjetor në 70% të nivelit të para pandemisë, duke arritur në një kthesë gjatë vitit ku masat anti Covid kanë sjellë humbje mbi 1.35 miliardë dollarë. Kërkesa për pushime gjatë Dimrit në destinacione si Egjipti dhe Turqia është rritur, sipas easyJet, që do fluturojë gjithashtu më shumë në ishujt kanarie se sa bëri në Tetor të vitit 2019.
Kompania bëri të ditur se po sheh rritje të prentomeve për udhëtime të biznesit. “Rimëkëmbja e dukshme ka nisur”- tha ekzekutivi Johan Lundgren. Pasiguria në lidhje me pandeminë dhe ndalimet e udhëtimeve kanë shtyrë easyJet drejt një humbjeje të pritur prej mbi 1.54 miliardë dollarë, për 12 muajt që përfunduan në Shtator.
Ekspozimi i madh në tregun e Mbretërisë së Bashkuar, ku qeveria ka mbajtur rregulla strikte të udhëtimit për më gjatë se pjesa tjetër e Europës, solli ngadalësimin e udhëtimeve gjatë Verës për easyJet, krahasuar me kompanitë homologe si Ryanair. Megjithatë, britania i ka zbutur së fundmi këto rregulla, duke hequr sistemin e ndryshueshëm të udhëtimeve, që anullonte prenotimet. EasyJet deklaroi se ndryshimet e fundit të rregullave po ndihmojnë në ofrimin e një vrulli. Aksionet e kompanisë janë rritur me 10% në muajin e fundit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.