eBay ‘mposht’ parashikimet e Wall Street – Rritet numri i blerësve dhe aksioneve
eBay ka tejkaluar parashikimet e Wall Street për sa i përket të ardhurave tremujore dhe fitimeve. Si duket, përpjekjet e kompanisë gjigante të online-it për të bërë më të lehtë përdorimin e plaftformës së saj së bashku me rritjen e reklamave dhe pagesave të bizneseve tërhoqën më shumë konsumatorë.
Sipas njoftimit të kompanisë , aksionet e kompanisë u rritën gati 7% ndërsa të ardhurat u rritën me 89 milionë dollarë.
eBay tha se blerësit aktivë u rritën 4% në 182 milionë në nivel global në tremujorin e raportuar. Megjithatë, volumi i mallrave bruto i kompanisë, që është vlera e mallrave të shitura në faqen e saj brenda një kohe të caktuar, ra rreth 4% në 22.60 miliardë dollarë.
Të ardhurat neto të kompanisë nga operacionet e vazhdueshme ranë në 403 milionë dollarë, ose 46 cent për aksion, në tremujorin e dytë që përfundoi më 30 qershor, nga 638 milionë dollarë, ose 64 cent për aksion që ishin një vit më parë. Në një bazë të rregulluar, kompania fitoi 68 cent për aksion, duke mposhtur parashikimet e analistëve prej 62 cent.
Të ardhurat u rritën me rreth 2% në 2,69 miliardë dollarë, mbi vlerësimet prej 2,68 miliardë dollarësh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.