Ebay përdor realitetin e shtuar për t’i bërë blerjet online më argëtuese
Kompania Ebay po planifikon të shtojë një veçori të re të realitetit të shtuar në faqen e saj të internetit në mënyrë që ta bëjë “pazarin” në internet një përvojë argëtuese.
Sipas një raporti të Bloomberg, ky opsion i ri i realitetit të shtuar lejon ndërveprimin me produktet në një mënyrë më intensive.
Pra nëse jeni të entuziasmuar pas makinave dhe interesoheni për të blerë goma të reja, ky opsion I ri do t’ju mundësojë të shihni se si këto gomat do të duken në makinën tuaj ekzistuese.
Ky opsion I ri gjithashtu do të ndihmojë edhe shitësit të zgjedhin madhësinë e duhur të kutive dhe produkteve duke e zmadhuar imazhin.
Drejtori Ekzekutiv i eBay, Devin Wenig tha: “Blerësit shikojnë në eBay për artikuj unikë me çmime të mira dhe ofrimi i shpejtë nuk është i vetmi faktor që ndikon në vendimet e tyre të shpenzimeve”.
Ai gjithashtu përmendi se “e-commerce nuk ka të bëjë vetëm me logjistikën, por edhe kostoja, bindja dhe inventari janë shumë të rëndësishme.
CEO gjithashtu parashikoi që konsolidimi i shitjeve me pakicë dhe mbylljet e dyqaneve të tullave dhe llaçëve do të vazhdojnë. Kjo do të bëjë që shumë shitës fizikë të bashkëpunojnë me eBay për të rritur praninë e tyre në internet.
Wenig më tej tha se kompania ka në plan të shtojë më shumë veshje dhe mallra për shtëpinë në mënyrë që të tërheqë blerësit e rinj dhe femrat, për të balancuar bazën e saj të konsumatorëve, pasi anon nga të moshuarit në këto momente.
Mohan Patt, zëvendës presidenti i eBay për përvojat e blerësve tha se strategjia kryesore e kompanisë është të ruajë rritjen dhe të përmirësojë mënyrën se si inteligjenca artificiale dhe të dhënat përdoren për të personalizuar atë që vizitorët shohin në faqen kryesore.
Ai shtoi se, “Personifikimi ka të bëjë me drejtimin tuaj për të blerë gjëra që më parë nuk e dinit se ju nevojiten”.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.