Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – E Shtunë, 21 Dhjetor 2019
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, kjo javë është karakterizuar nga luhatje të rëndësishme të vlerave për monedhat e huaja sidomos për Paundin britanik.
Monedha e Eurozonës ka ndjekur një linjë zbritëse përgjatë tërë periudhës së 16-20 dhjetorit, duke e mbyllur javën në kuotën e 121.83 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar një rënie drastike të vlerës duke humbur më shumë se 3 pikë që nga fillimi i kësaj jave deri në nivelin e 142.93 lekëve në fund të saj.
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës pasi është kuotuar në fund të kësaj jave me 109.56 lekë.
Franga zvicerane pas disa lëvizjeve shumë të vogla të vlerës ka qëndruar ditën e premte në kuotën e 111.72 lekë sikurse edhe në fillim të kësaj jave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.